Stresi e ‘preu në besë’? Dalin FOTOT (+18) e rrahjes BRUTALE të Medi Isenit nga grupi i Noizyt!

by editor

Noizy bashkë me grupin e tij është përfshirë në një sherr masiv në diskotekën “Sancy” në Pejë të Kosovës, ku rrahën brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok si “Medi” dhe një familjar të tij, Bekim Hardergjonajn.

Medi Iseni dyshohet se u pre në besë nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Advertisements

Pasi Medi Iseni dhe shoku i tij u futën në një dhomë, aty ata u përballën me Noizyn dhe 7 persona të tjerë të grupit të tij, duke u dhunuar me doreza hekuri dhe sende të forta.

Pas ngjarjes ata u dërguan me urgjencë në spital, teksa media kosovare “Gazeta Sinjali” ka publikuar pamjet e Medi Isenit dhe Bekim Hadergjonajt, ku ata shihen me plagë të shumta në kokë dhe trup, si dhe të mbuluar në gjak.

Advertisements

Advertisements

You may also like