Stresi mohon lidhjen me 18-vjeçaren: E kam shoqe!

by editor

Stresi pak ditë më parë publikoi një foto krah një vajze brune misterioze. Në imazh, ai mbështet kokën në qafën e saj dhe i mban dorën.

Advertisements

Stresi mori vëmendjen e të gjithëve me foton që publikoi dy ditë më parë ku shfaqej në një moment intim me një vajzë. Identiteti i saj shumë shpejt u zbulua dhe mediat raportuan se ajo quhet Erzenida dhe është 18 vjeç.

Advertisements

Mirëpo Stresi tani ka deklaruar se është beqar. Madje reperi shprehet se vajzën e ka shoqe dhe mesa duket e ka harruar postimin ku shkruante se për të ishte ‘nata ime më speciale ndër vite’.

Ai ka postuar një video ku shprehet: “Beqar më keni. Beqar do më keni dhe për pak kohë, por nuk është mirë të nxirrni gjëra të pavërteta sepse nuk ka asgjë të keqe që të dal në darkë me një shoqe”.

You may also like