Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në 3-shen më të mirë të botë! Lënë pas universitetin e Harvardit dhe Oksfordit

by editor

Edhe pse ndërkohë arsimi në trojet shqiptare ndoshta nuk është trajtuar me prioritet në masën e nevojshme, përsëri studentët tanë kanë shkëlqyer dhe dominuar në fusha të ndryshme të dijes, në rang ndërkombëtar.

Advertisements

Së fundmi, studentët e Kosovës kanë ngritur në majë flamurin shqiptar në një garë me gati 400 universitete, më prestigjiozet të botës, duke lënë pas universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, etj.

Advertisements

Ishin studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët përfaqësuan Universitetin e Prishtinës në garën “Ëillem C. Vis International Commercial Arbitration Moot” dhe arritën të dilnin në 3-shen më të mirë në botë.

Kjo është gara më e madhe botërore në fushën e të drejtës ndërkombëtare komerciale dhe arbitrazhit dhe kjo arritje e ngre lart punën e studentëve të Universitetit të Prishtinës, si dhe na bën të gjithëve shumë krenarë.

Përgëzime të përzemërta studentëve Ariana Rexha Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe trajnerëve: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj, të cilët me përgatitjet e tyre e vendosn Universitetin e Prishtinës në hartën e universiteteve më në zë të botës.

You may also like