Studenti shqiptar ‘bën për ujë të ftohtë’ ish-ministrin serb: Keni kryer krime të tmerrshme në Kosovë, nuk keni kërkuar falje! (Video)

by editor

Një student shqiptar në universitetin e Cambridge ka vënë në vështirësi ish-ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç në takimin që ky i fundit po zhvillonte me studentët. Studenti shqiptar nga Kosova, Laert Avazaj ia than ë sy ish-zyrtarit të lartë serb se propaganda e sotme e Serbisë është e njëjtë me atë të kriminelit Millosheviç duke i sjellë në kujtesë krimet që serbët kanë kryer ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

Advertisements

“Ju e nisët duke përmendur përvjetorin tuaj. Po i bashkohem punës së përvjetorëve dhe të them se këtë muaj shënohet 25- vjetori prej kohës kur 45 shqiptarë ishin marrë peng nga shtëpitë e tyre në fshatin e vogël të Reçakut dhe ishin vrarë nga trupat serbe. Në Serbinë e sotme, kjo konsiderohet teori konspirative, dhe ky është qëndrimi i shtetit serb, i atij shteti që ju i keni shërbyer dhe i të njëjtit shtet që ka vrarë 13 mijë civilë më 1998 e 1999 dhunoi mijëra gra më 1998/99 dhe i dëboi miliona shqiptarë jashtë shtëpive të tyre, përfshirë familjen time meqë ra fjala”, tha fillimisht studenti i matematikës.

Advertisements

Studenti e pyeti Jeremiçin se përse, pavarëissht retorikave kundër Millosheviçit, nuk ka bërë një kërkesë publike për falje për gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Debatin e plotë mund ta ndiqni në minutën e 57-të

You may also like