Një studim i ri ka arritur në konkluzionin se koha e duhur e konsumit të përditshëm të kafesë mund të ndikojë ndjeshëm në përfitimet shëndetësore.
Advertisements
Studiuesit zbuluan se konsumi i kafesë në mëngjes mund të ketë më shumë përfitime sesa konsumit gjatë ditës, thuhet në një studim të botuar në Journal European Heart Journal .
Advertisements
Siç raporton Independent, më shumë se 40,000 të rritur në SHBA morën pjesë në studime afatgjata që ndiqnin shëndetin, dietën dhe mënyrën e tyre të jetesës.
U gjetën dy modele të ndryshme të konsumimit të kafesë: ata që pinë kafe para mesditës dhe ata që pinë kafe gjatë gjithë ditës.
Më shumë se një e treta (36%) e njerëzve në studim e pinin kafe në mëngjes, ndërsa rreth 14% pinin kafe gjatë ditës.
Çfarë ndodhi në një dekadë
Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga ekspertë nga Universiteti Tulane në SHBA, ndoqi njerëzit që morën pjesë në studim për gati një dekadë. Rreth 4,295 prej tyre ndërruan jetë gjatë periudhës së ndjekjes.
Pasi morën parasysh faktorë të ndryshëm, studiuesit zbuluan se ata që pinin kafe në mëngjes kishin 16% më pak gjasa të vdisnin në krahasim me ata që nuk pinin fare kafe.
Gjithashtu personat që konsumonin kafe kishin 31% më pak gjasa për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.
Nuk kishte ulje të rrezikut për ata që pinin kafe gjatë gjithë ditës në krahasim me ata që nuk pinin fare kafe.
Studiuesit thanë se sasitë më të larta të konsumit të kafesë shoqërohen ndjeshëm me një rrezik më të ulët të vdekjes, por vetëm tek njerëzit që pinë kafe në mëngjes krahasuar me ata që pinë kafe gjatë gjithë ditës.
“Pirja e kafesë në mëngjes mund të lidhet më fort me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë sesa pirja e kafesë më vonë gjatë ditës”, shkruajnë studiuesit në studim.
Autori kryesor Dr. Lu nga Universiteti Tulane, vëren:
“Gjetjet tona tregojnë se nuk është vetëm nëse apo sa kafe pini, por edhe koha e ditës ajo që ka rëndësi. Zakonisht nuk japim këshilla se kur duhet të ushqehemi në udhëzimet tona dietike, por ndoshta duhet të mendojmë për këtë në të ardhmen”.
Shpjegimi i mundshëm
“Ky studim nuk na tregon pse pirja e kafesë në mëngjes ul rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare”, tha Dr.Lu.
“Një shpjegim i mundshëm është se pirja e kafesë pasdite ose në mbrëmje mund të prishë nivelet e hormoneve si melatonina. Kjo, nga ana tjetër, çon në ndryshime në faktorët e rrezikut kardiovaskular si inflamacioni dhe presioni i gjakut”.
Ai përfundon duke vënë në dukje se nevojiten studime të mëtejshme për të vërtetuar gjetjet e tyre në popullata të tjera dhe prova klinike për të testuar efektet e mundshme të ndryshimit të orës së ditës kur njerëzit pinë kafe.