“Stuhi deri më….”, paralajmëron sinoptikania Lajda Porja

by editor

Sinoptikania Lajda Porja nga MeteoAlb ka parashikuar gjendjen e motit përgjatë ditës së sotme dhe në vijim. Porja thotë se kjo e mërkurë do karakterizohet nga rrebeshe shiu deri në orët e vona të natës. Ndërsa nesër na pret një ditë pa shi, por më e ftohtë.

Advertisements

“Lajmet nuk janë shumë të mira, parashikohet që deri në 5 të mbasdites zonat veriore dhe qendrore do kenë intensitet reshjesh mesatare e herë pas here të lartë. Do bien mbi 80 mm që është një sasi e lartë duke marrë parasysh kohën afatshkurtër. Pastaj në zonat jugore nga ora 7 e mbrëmjes do ketë probleme qarku i Vlorës apo Gjirokastrës. Parashikohet të kemi një ndërprerje të reshjeve pas orës 10 të natës ku do ketë një dobësim gradual. Pastaj nga ora 24:00 deri në orën 03:00 do kemi rrebeshe shiu dhe stuhi, por që era do jetë e përkohshme. Nesër do ketë një përmirësim të ndjeshëm të motit, ndërsa të Premten do ketë një tjetër stuhi që do godasë brigjet e Shqipërisë. E premtja dhe e shtuna do ketë reshje në gjithë Ballkanin”, tha Porja për Klan News.

Advertisements

“Të paktën deri në datën 20 nëntor do prodhohen stuhi tropikale në Paqësor të cilat do godasin Italinë Jugore e rrjedhimisht edhe Shqipërinë. Të Dielën do ketë një përmirësim të ndjeshëm ndërsa të Hënën sërish reshje”, theksoi sinoptikania.

Zonat që duan më shumë kujdes?

-Shkodra e Lezha në veri-perëndim

– Kruja, Laçi, Tirana dhe Elbasani (Zonat e Shqipërisë së Mesme)

Sipas Porjas, përmbytjet në këto zona janë të pashmangshme.

–A rrezikohet lundrimi në zonat bregdetare?

Parashikohet që problematike të jetë kryesisht dita e sotme, nga ora 11:30 deri në orën 16:00, më pas do ketë qetësi. Sot parametri i erës nuk do jetë shumë problematik, por do ketë rrebeshe.

–A do ulen temperaturat?

Nesër do jenë temperaturat e ulëta, mëngjesi pa reshje, por i ftohtë. Të premten do ketë rritje të temperaturave, përplasjet e masave ajrore do sjellin reshje në fundjavë. Problematikë e këtyre ditëve do jenë më shumë reshjet se temperaturat. Nesër s’do ketë reshje dhe do ketë mundësi që të tërhiqen ujërat.

You may also like