Një stuhi e fortë ka goditur Frankfurtin mbrëmjen e djeshme. Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar një sërë problemesh në qytet. Pemët janë rrëzuar duke bllokuar rrugët dhe duke dëmtuar automjetet.
Advertisements
Reshjet e shiut kanë përmbytur rrugët e shumë lagjeve. Nga përmbytjet më shumë është prekur edhe aeroporti i Frankfurtit, aty ku shiu i dendur në pistën e aeroportit rriti rrezikun për oraret e fluturimit. Kjo rezultoi në vonesa dhe devijime të fluturimeve.
Advertisements
Stuhia goditi të gjithë stacionin Sudbahnhof. Reshjet e vazhdueshme kanë sjellë përmbytje të stacionit dhe zonës përreth. Akumulimi i ujit çoi në dëmtime të trafikut hekurudhor, duke sjellë ndërprerjen e operimeve në linjat U1, U2, U3 dhe U8 midis Sudbahnhof dhe Willy-Brandt-Platz.
https://static.joq-albania.com/imagesNew/2023/08/dsvf.mp4?_=1