Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës
Vijojnë reshjet e shiut në qarkun e Kukësit. I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe shoqëruar me erë.
Advertisements
Sipas një përditësimi të fundit, rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Advertisements
Ka patur rënie inertesh, rrëshqitje dherash dhe bllokime të tumbinave në disa segmente rruge, por nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës, për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre. Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.
Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës.