Stuhia “mbërthen” Shqipërinë/ Ministri i Mbrojtjes: Priten reshje me intensitet të lartë, tri ekipe të FA të angazhuar

by editor

““Vëmendje e shtuar është në qarqet Dibër e Shkodër, ku po punohet për pastrimin e disa akseve.”

Advertisements

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se situata si pasojë e reshjeve intensive pothuaj në të gjithë territorin e vendit paraqitet më e mirë, por strukturat e emergjencave civile vijojnë punën në terren për eliminimin e çdo pasoje.

Advertisements

Nëpërmjet një postimi, Peleshi sqaron se “tri ekipe nga Forcat e Armatosura janë angazhuar në ndihmë të punonjësve të bashkisë së Tiranës, ku situata është përmirësuar ndjeshëm”.

“Vëmendje e shtuar është në qarqet Dibër e Shkodër, ku po punohet për pastrimin e disa akseve.

Sipas parashikimeve nga IGJEO, gjatë natës priten reshje me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit, ku në një pjesë të madhe të tij reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta”, shkruan Peleshi.

Po ashtu, ministri u bën thirrje qytetarëve të njoftojnë në kohë, në rast nevoje dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

You may also like