Stuhia më e madhe në 100 vitet e fundit, Florida në mëshirën e uraganit “Milton” (Video LIVE)

by editor

Florida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po goditet nga uragani i fuqishëm ‘Milton’ i kategorisë 4.

Advertisements

Këto janë pamjet direkte që vijnë nga Florida.

Advertisements

Erërat e forta me shpejtësi mbi 200 km/h kanë krijuar tornado të rrezikshme dhe të mëdha.

Kjo është stuhia më e madhe në 100 vitet e fundit në Florida.

Advertisements

Mijëra qytetarë kanë braktisur banesat e tyre dhe janë larguar pas paralajmërimeve të qeverisë amerikane, por dhe të vetë presidentit Joe Biden, i cili e konsideroi situatën tepër të rrezikshme për të qëndruar.

Megjithatë, ka dhe nga ata banorë që nuk janë larguar. Për këta të fundit, një njoftim rrëqethës është bërë nga autoritetet amerikane, duke u kërkuar atyre banorëve që nuk largohen të shënojnë me shënjues emrin e tyre në krah. Kjo për shkak që të jenë të identifikueshëm nëse trupat e tyre gjenden të pajetë.

“Mund t’ju duhet që të shkruani emrin tuaj në dorë në mënyrë që kur t’ju gjejnë më vonë ta dinë se kush jeni”, tha Prokurorja e Përgjithshme e Floridas.

Uragani “Milton” sapo ka nisur të godasë Floridan në SHBA dhe situata më e keqe pritet orët në vijim, kur do të lërë pas shkatërrim të madh.

Zona e Tampas në Florida pritet të goditet më rëndë nga uragani “Milton”.

You may also like