Sulm me thikë në Bavari, vr*ten dy persona, mes tyre një fëmijë

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në qytetin e Aschaffenburg të Bavarisë pasi një person sulmoi me thikë disa persona, duke vrarë dy prej tyre.

Advertisements

Sipas të dhënave të para dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Siç raporton gazeta BILD, mes viktimave është edhe një fëmijë.

Advertisements

Policia gjermane arrestoi një person, i cili besohet se ka vepruar i vetëm.

“Zona rreth vendit të krimit është ende e rrethuar. Një person është në paraburgim. Nuk ka të dhëna për të dyshuar të tjerë. Nuk ka asnjë rrezik për publikun”, tha policia.