Sulm me th*kë në një supermarket në Kinë, 3 viktima dhe 15 të plagosur! Arrestohet autori i ngjarjes, policia: Shfryu zemërimin e tij

by editor

Tre persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë u plagosën pasi një sulmi me thikë brenda një supermarketi Walmart në Shangai të hënën mbrëma.

Advertisements

Policia kineze deklaroi se është arrestuar një burrë 37-vjeçar me emrin Lin në vendngjarje, duke shtuar se ai kishte ardhur në Shangai për të “shfryrë zemërimin e tij për shkak të një mosmarrëveshjeje ekonomike personale”.

Advertisements

Incidenti ndodhi në një qendër tregtare në Songjiang, një lagje me popullsi të dendur në jugperëndim të qytetit. Policia tha se tre viktimat humbën jetën në spital, ndërsa të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Kishte gjak kudo,” tha një dëshmitar për BBC News.

Advertisements

Shi, i cili drejton një dyqan bizhuterish në katin e parë të Ludu International Commercial Plaza, tha se dhjetëra zjarrfikës dhe oficerë hynë në qendër duke u kërkuar njerëzve të evakuoheshin.

“Nuk e dija se çfarë po ndodhte, por papritur, pashë njerëz që vraponin në panik. Askush nuk e kishte përjetuar ndonjëherë diçka të tillë, dhe ne nuk ishim të përgatitur mendërisht… Ky lloj incidenti është i tmerrshëm dhe shqetësues”, tha ai, duke shtuar se “i kishte shpëtuar” vdekjes.

Armët e zjarrit janë të ndaluara në Kinë, por vendi ka parë një sërë sulmesh me thika muajt e fundit.

Muajin e kaluar, një student japonez 10-vjeçar vdiq një ditë pasi u godit me thikë pranë shkollës së tij në Kinën jugore.

Në qershor të këtij viti, katër instruktorë të kolegjit amerikan u goditën me thikë në një park publik në qytetin verilindor të Jilin. Në maj, një burrë goditi me thikë dy persona dhe plagosi 21 të tjerë në një spital në provincën jugore të Yunnan.

You may also like