Sulmi i Izraelit ndaj Libanit, Jazexhi bën paralajmërimin e fortë: Në rrezik edhe Shqipëria, ja arsyeja

by editor

Olsi Jazexhi, profesor i historisë, i ftuar në një intervistë televizive, ka komentuar për rritjen e tensioneve pas sulmit izraelit ndaj Libanit.

Advertisements

Ai tha se Izraeli javët e fundit ka bërë disa provokime dhe ndodhet në gjendje emergjence pasi Libani ka nisur përgatitjet për kundërpërgjigje ndaj tij.

Advertisements

Sipas Jazenxhi, oponenti më i fuqishëm i Izraelit në këto momente lufte mbetet Hezbollahu, ndërsa theksoi se Irani aktualisht ndodhet në një krizë politike.

“Përshkallëzimi mes tyre është pjesë e luftës që ka nisur që në 7 tetor 2023 ndërmjet izraelit dhe boshtit islamik. Izraeli në këto javë të fundit ka bërë një sërë provokimesh duke goditur udhëheqës të rezistencës islamike dhe që nga vrasja e dy udhëheqësve boshti i rezistencës apo iranianët, libanezët kanë njoftuar se do të përgjigjen.

Advertisements

U bë disa javë që Izraeli është në gjende emergjence dhe sot në një njoftim lëvizja libaneze e Heznollahut ka treguar se ata kanë nisur sulmin e parë për hakmarrje për udhëheqësit e vrarë. Spiunazhi izraelit duket se e ka kuptuar këtë dhe kanë qenë izraelitët që kanë goditur të parët disa qindra baza të Hezbollahut në Liban dhe ky i fundit i është përgjigjur me sulme. Janë goditur një sërë bazash ushtarake izraelite dhe mendohet se nga to mund të jenë shkaktuar një numër i madh viktimash në radhët izraelite.

Oponenti më i fuqishëm i Izraelit është Hezbollahu që disponon dronë, raketa, tunele nëntokësore. Por deri në këto momente Irani se ka mbajtur premtimin e tij i cili pas vrasjes që Izraeli i bëri krehut të Hamasit premtoi një hakmarrje të ashpër, por deri tani kjo nuk ka ndodhur.”

Më tej ai shtoi se Izraeli është jo mes dy zjarresh, por duke bërë luftë në 7 fronte dhe sipas tij nëse do të kemi një përhapje të kësaj lufte do të rrezikonte dhe vendi ynë pasi strehon muhaxhedinët.

“Iranianët kanë dashur të japin një kundërpërgjigje masive ndaj izraelit, të njëjtën gjë ka dashur të bëjë dhe Hezbollahu por në këto momente kemi një krizë politike në Iran. Nëse ka zgjerim të hartës së luftës kemi një rrezik dhe Shqipëria me regjimin e Ramës e futën vendin në një luftë që nuk i takon shqiptarëve. Shqipëria në rrezik me strehimin e muhaxhedinëve, pasi nga Manza janë kryer dhe sulme terroriste ndaj Iranit.

Nuk mendoj se sulmet kibernetike bëjnë ndonjë gjë në këtë fazë ku jemi, mendoj se iranianët sikurse dhe është thënë se e kërcënuan në 2023 kryeministrin Rama se do të godasin kampin terrorist të muhaxhedinëve në Manzë dhe Irani e ka treguar se e ka këtë mundësi.”

You may also like