Raketat ruse kane shenjestruar vec te tjerash edhe Ambasaden e Shqipërisë në Kiev. Ambientet e saj kane pësuar dëme materiale pas sulmit te fundit rus në kryeqytetin e Ukrainës, njoftoi ministria e Jashtme ne Tirane.
Advertisements
Sipas Ministrisë së Jashtme, në sulm janë dëmtuar fasada e jashtme dhe hapësira brenda godinës.
NJOFTIM PËR MEDIAN/ Një seri sulmesh ajrore të Federatës Ruse tronditën Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zona në kryeqytetin e Ukrainës.
Advertisements
Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon pa asnjë mëdyshje këto sulme brutale. Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare.
Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht.