Sulmi me thikë në mes të Ferizajt/ Ja kush është autori, një 10-vjeçare në gjendje të rëndë (Emri)

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën e 11 nëntorit në Ferizaj të Kosovës, ku një person ka plagosur me thikë katër qytetarë kalimtarë të rastit. Të plagosur rëndë kanë mbetur dy vajza të mitura dhe dy djem të moshave 29 dhe 32-vjeçare. Policia ka arritur ditën e sotme të ndalojë Fadil Islamin, autorin e dyshuar, i cili rezulton edhe më parë i akuzuar për vrasje.

Advertisements

Fillimisht është arrestuar një tjetër shtetas, i cili kishte ngjashmëri me personin që shfaqej në pamjet filmike duke kryer sulmin, por më pas ai ka rezultuar i pafajshëm dhe është lënë i lirë. Sa i përket të plagosurve, ata janë në spital teksa raportohet se viktima më e vogël, një 10-vjeçare është në gjendje të rëndë.

Advertisements

You may also like