Sulmi në Zubin Potok, Italia reagon ashpër: Një akt që kërkon përgjegjësi ndërkombëtare

by editor

“Italia dënon me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar shtëpitë vendase”.

Advertisements

Kështu thuhet në një reagim të Ambasadës së Italisë në Kosovë, ku theksohet se Italia qëndron me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari ndaj përgjegjësve të këtij sulmi.

Advertisements

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e së premtes në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut duke dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Sulmi ndodhi pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se i ka rritur masat e sigurisë në nivel vendi.

Pas sulmit, autoritetet e Kosovës thanë se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur 15 kilogramë eksploziv.

Dëmi u konsiderua serioz dhe u shkaktuan ndërprerje të furnizimit me ujë për disa qytete dhe po ashtu për Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Është mund të themi lirisht akti më i madh ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

You may also like