Sulmi para gjykatës ku zhvillohej seanca për vrasjen e boksierit shqiptar, publikohen pamjet nga vendngjarja (Video)

Janë publikuar pamjet nga sulmi ku mbetën të plagosur disa persona jashtë një gjykate në Gjermani, po mbahej seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.

Advertisements

Sipas raportimeve të mediave gjermane, të plagosurit mësohet se janë familjarë të pandehurit për rastin e Nimanit.

Advertisements

Mësohet se vëllai i të pandehurit është qëlluar në këmbë, ndërsa i ati është qëlluar në mushkëri dhe është në gjendje kritike për jetën.

Sakaq raportohet se i plagosur ka mbetur dhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet akoma.

Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët kanë vrapuar për t’u larguar nga zona teksa kanë dëgjuar të shtënat, ndërsa mund të dallohet edhe një tjetër, i cili thuhet se është plagosur dhe ka tentuar të vrapojë me një këmbë.

Autor i dyshuar i vrasjes së boksierit shqiptar është Hüseyin Akkurt 38 vjeç, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut të vitit të kaluar.

Mësohet se para Gjykatës kanë shkuar forca atë shumta policie dhe ambulanca. Dëshmitarët okularë raportuan se disa persona janë shtrirë të plagosur përtokë.

Ndërkohë që mësohet se ka rënë në prangat e policisë njëri nga autorët e sulmit, ndërsa bashkëpunëtori tij është ende në arrati.