Sulmohen me gurë dy autobusë të një kompanie kosovare në Serbi

by editor

Dy autobusë të një kompanie nga Kosova janë sulmuar me gurë në Serbi, në afërsi të Kurshumlisë. Lajmin e konfirmoi për Klankosova.tv vetë kompania e autobusëve, e cila sqaroi se sulmet kanë ndodhur mbrëmjen e së shtunë.

“Dy autobusë janë gjuajtur me gurë mbrëmë. Njëri duke ardhur prej Serbisë dhe tjetri duke shkuar për Serbi. Ngjarja ka ndodhur afër Kurshumlisë”, thanë nga kompania për Klankosova.tv.

Advertisements

Sipas zyrtarëve të kompanisë, nga këto sulme nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

You may also like