Prishtina është tronditur paraditen e së hënës nga një ngjarje e rëndë. Mësohet se një person ka mbetur I plagosur pas një tentative grabitjeje me armë zjarri.
Advertisements
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një person ka mbetur i plagosur gjatë një grabitjeje të armatosur. Grabitja ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare, ndërsa është përfshirë një furgon që transportonte para dhe ishte i siguruar nga pjesëtarët e sigurisë, shkruan A2 CNN.
Advertisements
Sipas informacioneve të para nga policia, gjatë këtij incidenti ka pasur shkëmbim të shtënash, ku një prej personave është plagosur. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë përpjekjes së grabitjes ndaj furgonit që transportonte para.
Hetuesit e policisë janë në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e të dyshuarve.