Surpriza në takimin e socialistëve në Shkodër, ja kush i bashkohet tryezës së diskutimeve

by editor

Pak minuta më parë ka mbërritur në Shkodër kryeministri Edi Rama për të zhvilluar mbledhjen me kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët e majtë ku do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë.

Mbledhja sapo ka nisur.

Advertisements

Në media raportohet se i pranishëm në këtë takim është edhe kryebashiaku i Fushë-Arrëz, Hilë Curri i koalocionit Bashkë Fitojmë dhe ai i Pukës, Rrok Doda, ai i Mirditës, Albert Mlyshi dhe Fisnik Qosja i Kavajës i janë bashkuar mbledhjes së qeverisë që po mbahet në Shkodër.

Në mbledhjen e sotme pritet që të bëhet një analizë e thellë financiare dhe në ‘sitë’ do të kalojnë edhe projektet e BE, shërbimet, si edhe burimet njerëzore.

Advertisements

Ndërsa në orën 12:00 është parashikuar një tryezë e hapur me anëtarë të kabinetet qeveritar, kryebashkiakë dhe drejtues të agjencive, mbi disa tema, si shëndetësia, bujqësia, arsimi, mjedisi, siguria, infrastruktura etj.

Mbledhja pritet të përfundojë në orën 17:30 me fjalën e kreut të qeverisë.

Advertisements

You may also like