Surpriza pa fund nga Silvinjo, e nis me Brojën e jo vetëm. Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Andorra

Shqipëria luan sot përballë Andorrës në Tiranë ndeshjen e dytë të kualifikuesve të Botërorit 2026 me objektivin e vetëm atë të fitores së tre pikëve.

Advertisements

Trajneri Silvinjo ka bërë zgjedhjet e tij, duke provuar ndryshime të mëdha. Trajneri nuk ka ndryshuar prapavijën e kuqezinjve në krahasim me ndeshjen me Anglinë por ka bërë një lëvizje në mesfushë, duke larguar Ramadanin për t’i bërë vend debutuesit Shehu.

Advertisements

Ndërkohë në sulm nuk është asnjë nga titullarët e ndeshjes me Anglinë, pasi në krahë janë Hoxha dhe Broja, me Manajn në qendër të sulmit.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Aliji, Gjimshiti, Ajeti, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo

ANDORRA: Alvarez, Borra, Garsia, San Nikolas, Cervos, Olivera, Mark Garcia, Hesus Rubio, Rebes, Babot, Rosas.
Trajner: Koldo Alvarez