Paniku mbretëroi në një festival në Southport, Angli të dielën, kur një djalë 9-vjeçar që kishte hyrë në një top të fryrë e mori era dhe ra nga një lartësi prej 6 metrash.
Advertisements
Sipas “Daily Mail”, vogëlushin e mori një erë e fortë. Ai ka pësuar lëndime të shumta dhe është dërguar me helikopter në spital. Autoritetet kanë njoftuar megjithatë se jeta e tij nuk është në rrezik.
Advertisements
Në video shfaqen fëmijë të tjerë në topat e fryrë, kur papritur në ajër shfaqet djali i ri. Më pas ai bie në tokë nga një lartësi e madhe.
Një dëshmitar tha se “pati erë dhe topi i fryrë u ngrit nga pishina me djalin brenda. Më pas topi ra”.
Sipas Policisë, në të njëjtën kohë ka rënë edhe një top i dytë me një fëmijë tjetër, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Autoritetet i bëjnë thirrje kujtdo që mund të ketë kapur imazhe ose video të incidentit t’i kontaktojë për t’i ndihmuar të zbulojnë rrethanat e incidentit.