Surprizat e motit për këtë javë/ Lajda Porja: Temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë

by editor

Këtë të hënë, në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja ka folur nga “MeteoAlb”, shprehet se avarësisht se jemi në mesin e Tetorit, na pret një javë me temperatura vere përsa i përket vlerave të mesditës.

Advertisements

Ajo thotë se pritet që gjatë kësaj jave, moti të jetë i kthjellët. Të premten nisin vranësirat dhe reshjet.

Advertisements

Lajda Porja: “Edhe pse jemi në mesin e Tetorit, na pret një javë tipike me temperatura vere përsa i përket vlerave të mesditës.

Kemi zhvillimin e një anticikloni duke sjellë masa ajrore të qëndrueshme pothuajse në të gjithë Ballkanin. Moti do të jetë i kthjellët, do të kemi intervale të gjata me kthjellime, vranësira të lehta dhe kalimtare dhe të paktën deri ditën e premte, do të kemi një mot pa reshje, të premten nisin vranësirat dhe reshjet”.

Advertisements

Vlerat termike gjatë javës do të jenë të larta, që do të kulmojnë me ditën e enjte, ku pritet që temperaturat të shkojnë deri në 30 gradë Celsius.

Lajda Porja: “Përsa i përket vlerave termike, edhe pse mëngjesi është relativisht i freskët, maksimalet në zonat malore ngjiten në 21 gradë. Ndërkohë, sot presim 28 gradë, nga e marta, e mërkura dhe e enjtja do të ketë sërish rritje duke bërë që ditën e enjte të jemi në 30 gradë Celsius.

Edhe pse jemi në Tetor, temperatura 30 gradë i përket muajit Qershor. Përsa i përket vranësirave dhe reshjeve, presim që të vijnë kryesisht ditën e premte në pjesën e dytë të ditës, po ashtu edhe fundjava do të jetë e paqëndrueshme”.

You may also like