Survejonte gruan me kamera, lihet në burg Asqeri Mandri! Dëshmia: Më thoshte ik puno natën tek…

by editor

Është lënë në burg 34 vjeçari nga Dibra, Asqeri Mandri i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka survejuar me kamera. Në dëshminë e tij, ai është shprehur se kamerat i ka “vënë për të parë familjen kur ishte jashtë shtetit”.

Advertisements

“Debate kemi pasur pasi gruaja më thoshte ik puno natën tek tregu se të del më mirë se puna që po bën. Nuk e kam dhunuar asnjëherë”, ka shtuar i riu.

Advertisements

Mandri ra në prangat e policisë dy ditë më parë, pasi vetë bashkëshortja e tij e kishte denoncuar në polici. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën kamera brenda dhe jashtë banesës, madje 3 kamera në çdo dhomë.

Gruaja e tij, nënë e 4 fëmijëve, ka thënë para bluve se ai ka shfaqur shenja xhelozie të theksuara që pas kthimit nga Gjermania dhe se nuk e ka lejuar të shkojë në punë. Nga ana tjetër, vjehrra e saj ka hedhur poshtë këto pretendime, duke e akuzuar nusen për tradhti disa herë.

Ky është rasti i dytë brenda një muaji i kësaj natyre./tvklan.al

You may also like