Për trajnerin Sylvinho, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë, ndërsa shprehu trishtim që nuk mundën ta përkthenin edhe në rezultat lojën e bërë.
Advertisements
Duke folur për “SuperSport”, tekniku i “kuqezinjve” u shpreh se ekipi ende nuk është përshtatur siç duhet me njëri-tjetrin, por shtoi se rëndësi ka që në ndryshim nga ndeshja me Kilin, ndaj Suedisë patën një paraqitje pozitive.
Advertisements
Sylvinho diskutoi edhe rastin e penalltisë së “mohuar” për Brojën, për të cilin theksoi se nëse do kishte VAR atëherë kjo situatë do kishte qenë në favorin e Shqipërisë.
Ndeshja: “Lojtarët janë pak në ankth është normale sepse vetëm 23 prej tyre do shkojnë në Europian. Kemi bërë ndeshje shumë të mira në kualifikuese aty e treguam veten.”
Europiani: “Sigurisht që nuk kemi frikë sepse ne jemi kualifikuar për në Europian.”
Përshtatja e lojtarëve me njëri-tjetrin: “Asani dhe Bajrami kishin rrobë të dyfishtë brenda edhe jashtë, kjo tregon që janë akoma të rinj si lojtarë. Kjo skuadër është akoma e re, flasim për lojtarë si këta dhe Mitaj që ende nuk janë përshtatur me njëri tjetrin. Edhe Muçi mund të kishte bërë më shumë si sulmues. Pastaj kemi edhe lojtarë të rinj si Muçolli dhe Hoxha që ende nuk janë përshtatur, por mund të japin shumë në të ardhmen. Ky është momenti për të vlerësuar lojtarët. Sigurisht që rezultati ka rëndësi, pro nuk është më i rëndësishmi. Në krahasim me Kilin kishim një rritje në lojë dhe bëmë shumë më mirë, kjo ka rëndësi.”
Ndryshimi i formacionit dhe Balliu a duhet të ketë më shumë minuta? “Patjetër që provuam diçka ndryshe për të rritur te porta e te goli, patëm shpejtësinë e Brojës, hera e parë që kemi një 9 si pikë referimi, dhe një penallti të mohuar. Është e vështirë të luash pa VAR, por sigurisht që patëm shpejtësinë dhe lojën e Brojës. Balliu ka luajtur disa ndeshje me ne, vetëm me Moldavinë nuk ishte pasi ishte i dëmtuar, por në ndeshjet e tjera ka qenë gjithmonë me ne dhe ka marrë minutat e tij.”
Atmosfera mes lojtarëve para Europianit: “Jam shumë i kënaqur me atmosferën e lojtarëve. Ka një konkurrencë të shëndetshme, unë e di se çfarë mendojnë ata. Tani do kthehen në klubet e tyre dhe do të vazhdojnë me punën, por atmosfera mes tyre është vërtetë shumë e mirë. Edhe raporti që lojtarët kanë me stafin teknik është shumë i mirë dhe sigurisht që është punuar shumë nga stafi që të ketë një marrëdhënie të shëndetshme dhe e kemi atë me të gjithë.”
Pas Kilit ishit i zemëruar, po sot si ndjeheni? “Jam i trishtuar që nuk fituam, por jam i kënaqur me lojën. Nuk çfarë t’u them lojtarëve për paraqitjen. Ne jemi gjithmonë kjo skuadër që luan me shpirt e me zemër si gjithmonë. Kishim rreth 4000 tifozë që na mbështetnin, ishte si të luanim në shtëpi. Pra kam trishtim vetëm për rezultatin.”