Duket se “plakat e prillit” e kanë mbajtur premtimin e tyre për një rikthim të befasishëm të dimrit në gjithë vendit.
Advertisements
Pamjet e qyteteve të zbardhura kanë surprizuar shqiptarët, të cilët më shumë prisnin diell dhe ngrohje pranverore se sa flokë bore.
Advertisements
TABELA/ Tërbohen “Plakat”, borë në mes të
Megjithatë, nuk dihet ende nëse ky episod i papritur i motit do të ketë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin e bujqësisë, veçanërisht për kulturat që ndodhen në faza të ndjeshme të zhvillimit.
Gjithsesi, pas një fundjave me reshje shiu dhe bore në disa zonë të vendit, java parashikohet të nisë me mot të qëndrueshëm.
Për ditën e hënë moti në vend parashikohet të jetë i kthjellët, por me temperatura të ulëta, deri në -4 gradë celsius në veri të vendit.
Edhe zona qendrore dhe ajo jugore e vendit do të përballen me temperatura të ulëta, deri në -1 gradë celsius.
Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10-20 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.