Tafani nxjerr 5 kodet e “Sky” të Laert Haxhiut dhe miqve. SPAK merr këtë javë dosjen

by editor

Kodet numerike të telefonit “Sky Ecc”, pritet të kthehen në gropën më të madhe juridike ndaj Laert Haxhiut dhe anëtarëve të grupit të tij të përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale.

Advertisements

Së fundmi, i arrestuari Artan Tafani, që tashmë është kthyer në bashkëpunëtorin e prokurorisë, i ka dhënë prokurorit Kreshnik Ajazi 5 kode “Sky Ecc” që përdorte Laert Haxhiu dhe disa persona të tjerë, me të cilët kryenin vrasjet në Lushnjë dhe jo vetëm.

Advertisements

Sipas dosjes hetimore kodet e “Sky Ecc” Tafani i ka pasur të shënuara në një letër dhe pikërisht këtë letër, ja ka dorëzuar grupit të hetimit.“Ora News” ka mësuar se Tafani, ka rrëfyer dhe kodin e tij që përdorte në “Sky”, por ka shtuar në dëshmi se këtë lloj aparati ai e ka shitur dhe lekët që kishte fituar i kishte përdorur për të blerë drogë.

Me dëshminë e të penduarit Tafani dhe dorëzimi nga ana e tij e kodeve në “Sky” të përdorura nga disa prej anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, pritet të sjellë zhvillime të reja kjo dosje.

You may also like