“Tani thotë shokë e shoqe”, gazetari zbulon detajet: Ja pse e preku Rama çështjen e pensioneve në Asamble

by editor

Gazetari Agim Baçi është shprehur se kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së ditën e sotme u përpoq në fjalimin e tij të prekte nostalgjikët dhe njerëzit e pakënaqur gjatë kësaj periudhe, kryesisht pensionistët.

Në një emision televiziv Baçi tha se Rama ka nisur të zëvendësojë fjalët zonja dhe zotëri me shokë e shoqe, si në kohën e komunizmit, me qëllim që të bëjë për vete nostalgjikët.

Advertisements

Ai tha gjithashtu se drejtuesit politikë të qarqeve të PS nuk kanë peshë politike, por kanë vetëm peshën që i vendos dhe heq Rama.

“Ata s’kanë peshë politike, kanë peshën që u jep dhe heq Edi Rama. Vendos ai të bën Mbret, të zbret. Ka humbur vitalitetin e debatit. Në fillim Rama thoshte zotëri, tani thotë shokë e shoqe. Ka kthyer raportin e nostalgjisë. Prek çdo lloj detaji për të prekur nostalgjikët. Po ta shikoni me vëmendje kishte pensionet.

Advertisements

Pra do të siguroj ata njerëz që kanë mbetur në Shqipëri. Pra ata njerëz që rrezikojnë të jenë të pakënaqur për shkak të varfërisë. Këtu kanë mbetur vetëm pensionistët. Tha do bëjmë një reformë krejt tjetër. Kërcënoi bizneset sepse tha këta na pengojnë për rritjen e pensioneve. Pra shfajësoi qeverinë”, tha Baçi.

You may also like