Tayna dhe Dafina i rikthehen sherrit të bujshëm, ç’ndodhi mes dy këngëtareve që dikur ishin shoqe

by editor

Tayna dhe Dafina Zeqiri dikur ishin mikesha shumë të mira dhe kënga e tyre “Bye Bye” arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Mirëpo marrëdhënia e tyre nuk zgjati aq shumë pasi rreth tre vite më parë u përfol për një krisje dhe sipas spekulimeve në atë kohë, shkak për prishjen e miqësisë u përfol se ishte Instagrami, meqenëse artistet nuk komentonin dhe as nuk pëlqenin më postimet e njëra tjetrës. Madje as nuk ndiqnin më njëra tjetrën në Instagram.

Së fundmi dyshja i është rikthyer sërish dramës përmes disa postimeve të rrjeteve sociale, duke akuzuar rëndë njëra-tjetrën.

Advertisements

Shkak për këtë fillim drame është bërë Tayna, e cila në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se prishja e marrëdhënies ka ardhur si pasojë e personave të tretë të cilat kanë thënë gjëra të pavërteta për njëra-tjetrën.

Lidhur me këtë deklaratë, Dafina ka reaguar menjëherë në Instagram, duke shkruar: “Hmm…. E keqja është kur ia bën një të mirë dikujt dhe ta kthen mbas një fare kohe shumë të shkurt me të keq. Ti? Se di pse? Cfare ka ndodhur? Pse ty? Kur ti gjithcka që ke bërë? Duhet ta mbrosh atë njeri tek njerëzit e tjerë që janë munduar ta poshtërojnë. Nuk ka ndodhur kurrë që unë të prishem me dikë për shkak të ndonjë keqkuptimi apo fjalëve të njerëzve përreth se nuk jemi 10-vjec por 25-30 vjec. Nëse do ishte keqkuptim, do e kishim sqaruar dhe do e kishim kaluar. Fjalë të njerëzve përreth? Nuk kam unë njerëz përreth që merren me thashetheme. Nuk fiton njeri kur do të marrësh vëmendje duke poshtëruar dikë që të ka ndihmuar.”

Advertisements


Nga ana tjetër, Tayna ka reagua në “Threads”, duke shkruar: “Të gjithë e dimë kush ka ndihmuar kë në atë kohë. Boll me gënjeshtra, harroje këtë histori dhe mos më bëj t’i rikthehem”.

Advertisements

You may also like