“Të çon deri në skizofreni”, punonjësja sociale ngre alarmin për përdoruesit e kanabisit: Dëgjojnë gjëra duke i mbytur paranoja dhe arritur deri në skizofreni

by editor

Punonjësja sociale në një qendër të shëndet mendor, Elona Gjoni ka treguar të gjitha problematikat që shkakton kanabisi në shëndetin mendor të të rinjve.

Advertisements

Në një studio televizive, Gjoni tha se ajo trajton kryesisht adoleshentë që vijnë me ankth dhe mungesë përqendrimi, por që konsumi i lartë dhe i gjatë në kohë i marijuanës ka çuar në raste ku të rinjtë vuajnë nga skizofrenia.

Advertisements

“Në qendrën ku unë punoj vijnë kryesisht adoleshentë ku mjekohen për probleme organike si ankth, uljen e përqendrimit dhe nuk e lidhin me fenomenin se po bëjnë diçka pse ndodhin këto problematika. Pas analizimit del se këto janë pasoja të marijuanës. Paranoja që kanë disa që vijnë në qendër bënë që të kenë dhe probleme me halucinacioneve ku shohin gjëra dëgjojnë gjëra duke i mbytur paranoja dhe arritur deri në skizofreni.

Më ka bërë përshtypje një rast ku më vjen një djalë që ishte shumë mirë i kuruar dhe kujdeseshin prindërit dhe e kishte maskuar për një kohë shumë të gatë që ishte përdorues i marijuanës. Kur erdhi tek ne ka qenë 17 vjeç dhe aktualisht është 30 vjeç. Aktualisht është me diagnozë skizofreni dhe është shumë rëndë për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të marijuanës”, tha Gjoni.

Marijuana është substanca e përdorur më shumë nga të rinjtë në gjithë botën. OBSH ka ngritur problemin se përdorimi i marijuanë shkakton ndryshime biologjike në tru duke shkaktuar ankth, depresion deri te problemet psiqike.

You may also like