“Të dënuar me vdekje”, Lorenc Vangjeli sqaron deklaratën që shkaktoi debate: Kërkoj ndjesë, por…!

by editor

Gazetari dhe analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në “Goca dhe Gra” ka sqaruar deklaratën e tij të disa ditëve më parë, ku është shprehur se ‘të sëmurët me kancer janë të dënuar nga Zoti’.

Advertisements

Vangjeli kërkoi ndjesë publike për këdo që është prekur nga fjalia, e cila sipas tij është nxjerrë nga konteksti.

Advertisements

“Ndjesë, me përulësinë më të thellë për këdo, për gjithçka që ka kuptuar krejt tjetër gjë nga ajo që kam thënë. Ndjesë për çdo vuajtje që mund të ketë sjellë. Është e nxjerrë jashtë kontekstit.

Si qenie njerëzore jemi të dënuar me vdekje, mes nesh dhe Perëndisë qëndron doktori. Pra jemi të gjithë të dënuar me vdekje, kushdo që lind e ka të shkruar në faturën e tij atë çfarë do ndodhi më pas”, u shpreh analisti.

Advertisements

Ishte kjo një lloj forme për të hequr vëmendjen nga Onkologjiku?

Vangjeli: Krijoi mundësi për vëmendje më të shtuar edhe për Onkologjinun dhe sistemin e shëndetësisë. Shpresoj të ndodhë kështu. Nëse do jetë një detaj më shumë, për të detyrar 140 gra dhe burra në parlament që të thonë ‘po, shëndetësia ka më shumë nevojë për ndihmë’.

Pse u shprehët ashtu?

Vangjeli: E kam sqaruar disa herë, ishte një fjali e gjatë, e cila u ndërpre.

Nëse do ta riformulonit çfarë do thonit?

Vangjeli: Si qenie njerëzore jemi të dënuar me vdekje, këtë persona me sëmundje të rëndë kanë më nevojë për shumë më tepër empati nga shoqëri, për shumë mbështetje nga shteti. Ky është mendimi im, aq më tepër këta njerëz, bëhet fjalë për një rreth familjar, për të mirën e përgjithshme. Kërkoj ndjesë, në këtë botën tonë të ndërlikuar gjuajmë me gur edhe aty ku s’duhet.

I keni ndjekur reagimet në rrjetet sociale?

Vangjeli: Nuk i ndjek, por ndjeva zhurmën e madhe të krijuar.

You may also like