“Hë more profesor të duket vetja i rëndësishëm ty që e vendos atë rripin si me qenë gjeneral”
Advertisements
Kryeministri Edi Rama, tregoi historinë e Ardian Klosit me një polic rrugor, gjatë vizitës në shtëpinë e një prej inspektorëve të Policisë së Shtetit.
Advertisements
Duke bërë batuta ai tha se asokohe kur ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Klosi i kishte treguar për një efektiv të uniformave blu, i cili e ndalonte vazhdimisht.
“Hë more profesor të duket vetja i rëndësishëm ty që e vendos atë rripin si me qenë gjeneral”, i drejtohej polici Ardian Klosit sipas kryeministrit Rama.
“Ai miku im i shkreti se u bë për ndjesë pastë, Ardian Klosi. Ai ishte njeri korrekt vetë. Atë e ndalonte, ishte një polic qarkullimi, më thoshte kur isha në bashki që çfarë t’i bëj unë atij se më ndalon e më thotë ‘hë more profesor të duket vetja i rëndësishëm ty që e vendos atë rripin si me qenë gjeneral’. O zotëri unë e vendos për sigurinë time. Ai e kishte stres që shihte Ardianin me rrip. Më thoshte, është njëri që ma bën, mos ma përsërite se po të kapa të vendos gjobë”, tregoi ai.