“Të ecim krah për krah”, Rama citon Rugovën: Kosova duhet ta ‘hedhë vallen’ me pagëzuesit e lirisë dhe pavarësisë

“20 vjet më parë, në 2004, presidenti Ibrahim Rugova tha dicka edhe për ne sot, duke na kujtuar se citoj “objektivat e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë janë integrimi në BE në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA.

Advertisements

E themi me bindje të plotë se shqiptarët në përgjithësi sot janë në rrugë progresi, populli më dinamik në këtë pjesë të Evropës e botës dhe kanë shansin historik të hyjnë me vlerat e tyre në familjen e madhe everopiane. Këto fjalë kaq të thjeshta janë gjithçka.

Advertisements

Që në fakt na duhet dhe na mjafton për të mos e humbur nga sytë objektivin historik të bashkimit përfundimtar të familjen evropiane të të dy shteteve tona dhe për të mos e hequr nga mendja se këtë shans historik shqiptarët mund ta shfrytëzojnë me sukses vetëm si trimi i mirë me shokë shumë.

Por ndërkohë që Shqipëria ecën me hapa të shpejtë, të pandalshëm në udhëtimin e saj për tu bashkuar me Evropën, parafytyrojeni sesa më krenar do ti bënit gjithë shqiptarët, se cfarë vlere më të madhe do t’i jepnim emrit të shqiptarit dhe forcës së shqiptarisë kudo që jetojnë sikur në këtë udhëtim të ishim krah për krah me Kosovën, sikur edhe ajo të shkëlqente njësoj ndërkombëtarisht duke hedhur vallën e kësaj kohe në një ritëm me pagëzuesit e lirisë dhe bekuesit e pavarësisë së saj”