Gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë” është shoqëruar me tensione gjatë seancës sot.
Advertisements
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, pretendoi se u kërcënua nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.
Advertisements
Avokti braktisi seancën, duke thënë me zë të larte:
“Nuk toleroj mua të më kërcënojë dikush në sallë dhe prokurori të mos reagojë. Nuk mund të më bëjë ai presion mua. Nuk dëgjoj unë atë të më thotë të fus në listë, je në ofertë”.
Pas kësaj, Gjykata urdhëroi punonjësit e policisë të largojnë nga salla të penduarin dhe ndërpreu seancën për pak minuta.
Ai kërkoi ndërhyrjen e prokurorit dhe marrjen e masave ndaj Dumanit, i cili është një nga dëshmitarët kyç në këtë proces dhe ka dhënë rrëfime për disa grupe kriminale në vend.