“Të inkriminuarit do të largohen nga policia”/ Çfarë po paralajmëron Berisha? Kreu i PD: Do të publikohen dosjet…

Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se nga radhët e Policisë së Shtetit do të largohen të gjithë ata të cilët janë inkriminuar dhe të lidhur me krimin. Teksa po prezanton programin e PD për rendin dhe sigurinë, Berisha ka paralajmëruar se do të bëhen publike të gjitha dosjet dhe faktet të cilat vërtetojnë lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën.

Advertisements

“Do dalin para ligjit të gjithë ata që kanë mbajtur lidhje me krimin, Kjo është një luftë për ekzistencën e Shqipërisë!”, u shpreh ai.

Advertisements

Sali Berisha: Nga organet e policisë do të largohen të gjithë ata që janë të inkriminuar. Dosjen 1 mln faqe të bisedave që dëshmojnë lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën do të bëhen publike që shqiptarët të ndahen nga bota e krimit, nga droga dhe t’i rikthehen ligjit e të drejtave të tyre, vendit dhe shpresës. Do dalin para ligjit të gjithë ata që kanë mbajtur lidhje me krimin, Kjo është një luftë për ekzistencën e Shqipërisë!