Prej gati një viti, dyshja shumë e njohur për publikun, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj nuk janë më me njërin-tjetrin.
Advertisements
Advertisements
Ndonëse nuk folën asnjëherë publikisht për ndarjen e tyre, në disa intervista vetë Heidi është shprehur se është mirë duke lënë të nënkuptuar se gjithçka me Romeon ka marrë fund.
Mirëpo së fundmi çifti janë parë në të njëjtin ambient gjatë një koncerti të këngëtarit Dren Abazajt.
Nuk dihet nëse kjo është vetëm një rastësi apo dyshja mund të jenë rikthyer përsëri në krahët e njëri-tjetrit.
Thuhet gjitjhashtu se fansave gjatë mbrëmjes nuk u ka shpëtuar pa vënë re, komunikimi me sy i moderatores dhe aktorit.
Advertisements
Disa pamje të tyre janë bërë virale, të cilat vërtetojnë se ata kanë qenë në të njëjtin lokal.
Kujtojmë se dyshimet se dyshja ishin ndarë nisën vëren e kaluar, në ditëlindjen e Romeo Veshajt, pasi nuk u pa që Heidi ta uronte publikisht.
Aludimeve u erdhi fundit kur të dy personazhet fshinë nga rrjetet sociale fotot me njëri-tjetrit.
Megjithatë kujtojmë se ata vazhdojnë të ndiqen ende në Instagram duke i lënë ndjekësit skeptikë për marrëdhënien e tyre.