Gazetarja Sara Demushi ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas saj, vajza e përfshirë në incident nuk ka qenë viktimë dhune, por ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Advertisements
Demushi theksoi se gjatë hetimeve dhe ekzaminimeve mjekësore, nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj vajzës.
Advertisements
“Ajo ka deklaruar se ndihej e rrezikuar kur ka parë armët dhe ka vendosur të telefonojë familjen e saj, por në momentin e ekzaminimit, mjekët nuk kanë konstatuar shenja dhune”, tha gazetarja.
Një tjetër detaj i rëndësishëm që gazetarja solli ishte prania e tre vajzave të tjera gjatë natës së ngjarjes, përveç personave të shpallur në kërkim.
Sipas saj, ka pasur hyrje dhe dalje të tjera në atë banesë, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur atje.
“Përveç këtyre 5 personave që janë në kërkim gjatë natës të së mërkurës ka pasur dhe hyrje-dalje të tjera. Kanë qenë dhe tre vajza të tjera së bashku me 21-vjeçaren që kanë frekuentuar këto ambiente, por se çfarë ka ndodhur aty nuk dihet. Dhunë ndaj saj nuk ka pasur por janë përdorur lëndët narkotike”, u shpreh gazetarja për “Euronews Albania”.
Ajo theksoi se gjatë kontrollit në banesë janë gjetur edhe shenja të konsumimit të lëndëve narkotike, duke përfshirë heroinën.
“Dhunë ndaj vajzës nuk ka pasur, por janë përdorur lëndë narkotike, përfshirë heroinën”, përfundoi gazetarja.