Të përfshirë në vrasjen e Faik Ajdinit, gjykata merr vendim për babë e bir

by editor

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dhënë sot masën e arrestit për Skënder dhe Bledar Ajdini, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë.

Advertisements

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Skënder Ajdini dhe “detyrim paraqitjeje” për të birin Bledar Ajdini.

Advertisements

Kujtojmë që vrasja e 72 vjeçarit Faik Ajdini u regjistrua më 19 gusht 2024 në fshatin Zhapokik të Memaliajt në Gjirokastër.

Kur i moshuari nuk kishte shkuar në banesë familjarët kishin nisur kërkimet duke e gjetur të pajetë 24 orë më pas në një përrua.

Advertisements

Nga këqyrja paraprake e kufomës u kuptua se kishim të bënim me vrasje të shkaktuar me mjet prerës. Tre ditë më pas policia e Gjirokastër zbardhi krimin dhe arreston autorët, teksa dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të 4 trungjeve të cilat kishin pasur në tokën e tyre çifti Ajdini, dhe për të cilët ata dyshohen se i kishte marrë viktima, Faiku. Më datë 20 gusht 2024 në orën 23:30, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Skënder Ajdini, 71 vjeç për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 78/25, 80 dhe 302 të Kodit Penal;

Bledar Ajdini, 43 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

Më pas në datën 22 gusht ora 03:00 u arrestua në flagrancë Blerti Kanushi, 23 vjeç për vepren penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/25 i Kodit Penal. Gjitashtu prangat iu vunë edhe Darovi Ajdini, 64 vjeçe, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 301 dhe 302 i Kodit Penal.

You may also like