Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër partitë e vogla opozitare gjatë një deklarate publike, duke i cilësuar si “farë e keqe që polli LSI-në”. Sipas tij, këto forca politike nuk duhet të lejohen të përhapen në skenën politike shqiptare, pasi sipas tij nuk ofrojnë asnjë alternativë të re.
Advertisements
“Ju e dini se ç’kemi hequr me atë farë të keqe, sot ajo farë e keqe nuk duhet lënë të mbijë dhe të marrë fushat shqiptare”, u shpreh Rama, duke iu referuar LSI-së si shembull negativ.
Advertisements
Kryeministri kritikoi edhe deklaratat e disa partive të reja që sugjerojnë zgjedhje të parakohshme në rast se marrin mjaftueshëm vota për të ndikuar në formimin e qeverisë, duke i quajtur “të njëjtët si PD-ja dhe Sali Berisha”.
Ai ironizoi lidershipin e partive të reja: “Kanë ca djem të rinj, në moshë, por jo në tru, në tru janë të tërë bufa të vegjël.”
Rama theksoi nevojën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe kujtoi se dera e Unionit është e hapur, por kërkon seriozitet politik dhe stabilitet.
“Duhet futur Shqipëria në BE, na ka hapur derën. Ajo është një shtëpi të pasurish, dera hapet kur u intereson atyre”, u shpreh ai.