Të shtëna me armë në Gjermani, 4 të vdekur, mes tyre një i mitur

by editor

Katër persona humbën jetën këtë të premte në Gjermaninë veriore si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Advertisements

Mediat vendase raportojnë se mes viktimave është edhe një i mitur.

Advertisements

Policia bën me dje se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në zonat rurale, Sissel dhe Bothel pranë Hanoverit.

Autor i ngjarjes ëshë një ushtar gjerman, i cili pasi i vrau u vetëdorëzua në Polici. Nuk dihet ende motivi që çoi ushtarin gjerman në këtë akt të rëndë.

Ndërkaq mediat në Gjermani raportojnë se autori mund të ketë kryer vrasjen për motive familjare. Autoritetet e drejtësisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjajes që tronditi Gjermaninë

You may also like