Personi që shikoni në foto është 25 vjeçari Romario Brunga, i cili u gjet i vdekur në Balldre të Lezhës. Ai u gjet pa shenja jete brenda makinës së tij pasditën e sotme nga kalimtarë të rastit.
Advertisements
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e dinamikës. Policia po heton dy pista, atë të atentatit dhe të vetëvrasjes. Kjo për shkak se viktima ka vetëm një plumb në trup.
Advertisements
Trupi i të riut është transportuar drejt morgut, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Sakaq, janë ngritur edhe disa pika kontrolli për kapjen e autoreve.
Lezhë/Informacion Paraprak
Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.
Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.
Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.
Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.