Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në një lokal në lagjen nr 15, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Advertisements
Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, mësohet se pas një sherri banal midis dy personave brenda ambienteve të lokalit, njëri ka qëlluar në ajër me një armë, e cila mendohet se ka qenë e llojit “Shotgun”.
Advertisements
Ambienti ku ka ndodhur ngjarja funksionon si bar-kafe dhe si bilardo.
Të shtënat kanë vazhduar edhe jashtë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet.
Ndërkohë fektivët e policisë kanë marrë në pyetje personelin e lokalit si dhe personat që kanë qenë dëshmitarë.