Të shtëna me armë zjarri në qendër të Fierit, një i plagosur

by editor

Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Fier. Gazetarja Anila Sefa raporton se ngjarja ka ndodhur në qendër të Fierit dhe paraprakisht dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Advertisements

Po sipas të dhënave paraprake të gazetares, dyshohet se i plagosuri është konfliktuar me një patrullë policie, e cila ndodhej në zonë për të bllokuar trafikun, për shkak të një koncerti që po zhvillohej në qendër.

Advertisements

Dyshimet janë se personi në fjalë, në rrethana momentalisht të paqarta është qëlluar nga një prej efektivëve të patrullës.

Efektivi me iniciale Sh.J. dyshohet se ka plagosur me armën e shërbimit djalin e një efektivi tjetër. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat nga policia. Sa i përket të plagosurit, gazetarja Sefa thotë se ai është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Të dhënat janë paraprake dhe më shumë detaje pritet që të kemi në vijim./

You may also like