Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme (8 shtator) në Shkodër.
Advertisements
Nga të shtënat, pranë kryqëzimit të Golemit, është plagosur një person i identifikuar si Renaldo Kola, 29 vjeç.
Advertisements
Pas ngjarjes mësohet se autori është arratisur.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.