Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti në Prizren, plagoset një person

by editor

Pasditen e sotme në Prizren, afër lagjes së spitalit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Pesë persona janë konfliktuar për shkak të një mosmarrëveshjeje, ku një person ka pësuar lëndime në këmbë.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha për Express se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe autorët e dyshuar të të shtënave janë arrestuar.

“Me datë 08.11.2024 rreth orës 17:10, afër lagjes së spitalit ka pasur një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë. Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas një mosmarrëveshje në mes të palëve. Një gëzhojë është gjetur në vendngjarje. Të dyshuarit janë arrestuar, disa persona janë duke u intervistuar”, u shpreh ai.

You may also like