Të shtëna me armë zjarri/ Plas sherri mes dy personave në lokal, 55-vjeçari nxjerr armën dhe… (Emrat)

Dy persona janë konfiktuar brenda një lokali rreth orës 12:00 në lagjen “30 Vjetori” në qytetin e Beratit.

Advertisements

Pas sherrit në lokal, Ilir Mamurani dhe 25-vjeçari E. Zoga kanë dalë jashtë.

Advertisements

55-vjeçari më pas ka nxjerrë armën duke qëlluar disa herë në ajër dhe ka tmerruar banorët e lagjes.

Të dy personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendngjarja. Policia ka mbërritur në vendngjarja dhe po kërkon gëzhojat.

Gjithashtu janë marrë në pyetje dëshmitarë për të zbuluar dinamikën e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak për konfliktin është bërë parkimi i mjeteve.

Ndërkohë policia po punon për 55-vjeçarit I. Mamurani që qëlloi me armë.