Mbrëmjen e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri pranë Digës së Liqenit. Fillimisht u raportua për persona të plagosur, por më pas u sqarua se ka patur vetëm përleshje fizike, dhe se është qëlluar në ajër.
Advertisements
Mësohet se në një lokal pranë digës së Liqenit kanë qenë të ulur shtatë persona, dhe dy prej tyre kanë nisur të debatojnë.
Advertisements
Më pas sherri ka degraduar në përleshje fizike, dhe njëri nga persionat e përfshirë në sherr ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër. Aktualisht nuk raportohet për asnjë të plagosur, ndërkohë që as në spital nuk ka sinjale që dikush mund të ketë shkuar për ndihmë mjekësore.
Ka qenë një telefonatë në komisariat e cila ka vënë në lëvizje policinë.