Një 59-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia Rrugore në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë.
Advertisements
Gjatë patrullimeve, me objektiva përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe monitorimin e qarkullimit, patrulla e Policisë Rrugore e DVP Durrës ka ndaluar në zonën e plepave, për verifikime, automjetin me drejtues shtetasin Izet Ymeri., 59 vjeç, banues në Lushnjë.
Advertisements
Sapo i është kërkuar nga punonjësit e Policisë, që të bëjë testin e alkoolit, 59-vjeçari ka ofruar 1000 lekë. Punonjësit e Policisë kryen testin e alkoolit, i cili rezultoi 0.86 mg/l. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi I. Y. u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.