Ekstradohet nga Shqipëria drejt Greqisë 59-vjeçari bullgar i dyshuar për trafikim foshnjash nëpërmjet lindjeve të organizuara
Advertisements
Pas koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, është finalizuar ekstradimi nga Shqipëria drejt Greqisë i shtetasit I. A., 59 vjeç, i lindur në Bullgari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një skemë të dyshuar të trafikimit të foshnjave përmes lindjeve të ndërmjetësuara.
Advertisements
Sipas autoriteteve greke, 59-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, rekrutonte gra shtatzëna që ndodheshin në kushte të vështira ekonomike, kryesisht në vende të Europës Lindore.
Më pas, ato dërgoheshin në Greqi për të lindur, dhe fëmijët u jepeshin familjeve të interesuara për birësim, jashtë çdo procedure ligjore. Për çdo rast, I. A. dyshohet se përfitonte nga 2000 deri në 4000 euro.
Ai u arrestua nga shërbimet e Policisë Kufitare në Korçë dhe u ndalua me qëllim ekstradimin, i cili tashmë është kryer me sukses.
Autoritetet greke pritet të vijojnë ndjekjen penale për veprën e rëndë të trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim përfitimi financiar. /noa.al