Të veshur si efektivë dhe nën thirrjet “ndal, policia” autorët kryen vrasjen në firmën e inerteve

by editor

Vrasja në Kurbin mëngjesin e kësaj të shtune e ekonomistit të firmës së inerteve, Selman Mihana, 70 vjeç dhe plagosjen e pronarit, Ardjan Gjeloshi 51 vjeç, u krye nga persona të veshur si policë. Ata kanë qenë në një automjet “Range Rover” dhe pasi kanë hyrë në godinën e biznesit, kanë thënë “ndal, policia” dhe më pas kanë hapur zjarr me kallashnikov.

Advertisements

Dyshohet se autorët e kanë pritur objektivin në vendin e punës për të kryer ekzekutimin. Në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 20 gëzhoja kallashnikovi. Policia po heton dhe është e fokusuar në tre pista për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë në Gurrëz të Kurbinit.

Advertisements

Pista e parë ku janë përqëndruar hetimet ka të bëjë me konfliktet në lidhje me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga fshati Pllanë. Por policia nuk ka përjashtuar edhe pistën e hakmarrjes pasi në vitin 2002 Ardian Gjeloshi dhe vëllai i tij, Dritan Gjeloshi qëlluan mbi nje kamionçinë dhe lanë të vrare Marie Prengën, infermiere, nënën e 4 fëmijëve, ndërsa u plagosën oficeri i FNSH, Kastriot Prenga dhe Gjergj e Vitore Prenga.

Ndërsa një tjetër çështje ku po kanalizohen hetimet është edhe plagosja e djalit të Ardian Gjeloshaj. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit dhe ka marrë në pyetje punonjësit që ndodheshin në objekt orën e ngjarjes. Gjithsesi hetimet vijojnë, ndërsa autorët ende mbeten në kërkim.

You may also like